Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se ka larguar nga Mariupol forcat ukrainase dhe se sipas saj vetëm disa luftëtarë mbetën në fabrikën e çelikut Azovstal.
Në një postim në rrjete sociale, nga Ministria bëhet me dije se forcat ukrainase në qytetin port të rrethuar kishin humbur më shumë se 4,000 njerëz.
Forcat ruse janë përpjekur prej disa javësh të marrin portin, i cili ndodhet në Detin Azov, një trup ujor në verilindje të Detit të Zi.
“E gjithë zona urbane e Mariupolit është pastruar plotësisht… mbetjet e grupit ukrainas aktualisht janë të bllokuara në territorin e uzinës metalurgjike Azovstal”, tha ministria.
Nuk e morëm vesh: U pushtua Mariupol nga rusët,apo është në duart e ukrainasve