Fansat janë të bindur se aktori i humorit ia ka dedikuar këngën sërish moderatores nëpërmjet vargjeve ku duket qartazi se ndihet i penduar.
Ma tha truri për me t’lut
Ma tha truri për me vujt”
Por një video që tregon tesktin e Donald Veshajt po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Në video duket që ish-banori i BBV në tekstin e tij këndon “Ma tha truri për me lujt”, ndërsa në versionin e publikuar ditën e djeshme ai thotë “Ma tha truri për me t’lut.”
Fansat menjëherë kanë shpërthyer në komente për këtë ndryshim nga ana e aktorit, pasi në tekstin e mëparshëm sipas tyre, ai pranonte se “ka luajtur me ndienjat e dikujt.”
Ndjekësit shkruajnë gjithashtu se ky ndryshim në tekstin e aktorit është bërë pas poblikimit të këngës së Beatrix Ramosajt të titulluar “Ma shumë se ti”, pasi ai pa reagimet ndaj tij në rrjet.(KLIKO)
Në klipin e mëparshëm të Donaldit “Nuk je” u vu re detaji me numrin ‘5’ i cili është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës. Teksa ishte në Big Brother VIP, aktori zbuloi se ata kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018.
Mirëpo këngëtari nuk i ka lënë detajet edhe në klipin e fundit. Ajo që na ka shpëtuar të gjithëve është që në një pjesë të videos Donaldi duket se ndodhet brenda një kishe. Por çfarë kuptimi ka kjo?
Në rrjet po qarkullon një video gjatë qëndrimit të tij në ‘BBVIP’, ku zbulon se ai dhe Bora janë takuar për herë të parë në një kishë. Panorama