Presidenti aktual i Francës Emmanuel Macron dhe rivalja e tij, Marine Le Pen, aktualisht po bëjnë fushatë për postin e presidentit.
Teksa shamia për gratë myslimane ose hixhabi ka zënë një vend të rëndësishëm në fushatën presidenciale franceze, kandidatja e ekstremit të djathtë ka deklaruar se do të ndalojë shamitë në publik dhe do të gjobisë gratë që shkelin ndalimin. Kjo ka shkaktuar debate “të nxehta” nga myslimanët në Francë.
Le Pen dhe Emmanuel Macron, që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve më 24 prill, u përballën së fundi me gra me shami, të cilat pyesnin pse veshjet e tyre duhet të përfshihen në politikë.
Presidenti Macron nuk ka plane për të ndaluar shamitë, por qeveria e tij ka urdhëruar mbylljen e disa xhamive dhe grupeve islamike që i akuzoi për nxitje të opinioneve radikale islamike.