Nëse Federata Ruse ekzekuton ushtrinë ukrainase që mbron Mariupol-in, bisedimet e mëtejshme të paqes do të jenë të pamundura.
Kjo është deklarata e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë për portalin ukrainas “Pravda”.
Në të njëjtën intervistë, presidenti ukrainas shtoi se bisedimet me Rusinë për Mariupol-in vijojnë ende, megjithëse negociatorët nuk u besojnë më.
Ukraina dëshiron një armëpushim për të marrë të plagosurit, gratë dhe fëmijët, por kjo varet nga dëshira e Rusisë.
“Ata i ofrojnë popullit tonë të dorëzohet. Ata e trajtojnë ushtrinë tonë ndryshe atje. Dhe ju e dini shumë mirë. Ka ushtarë të cilët i urrejnë dhe nuk ka gjasa të shpëtojnë jetën e tyre”, ravijëzoi në përmbyllje Zelensky, pergatiti Tema.