Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Sipas zërave që vijnë nga Anglia, në fakt, trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, i ka dhënë dritën jeshile largimit të portugezit.
Trajneri holandez i Ajax, nuk e konsideron CR7 të përshtatshëm për stilin e lojës së skuadrës së tij, përvec se ka një “status” të paprekshëm, që nuk i përshtatet filozofisë së tij për dhomën e zhveshjes.
Gjithashtu, për këtë arsye, Ronaldo është takuar tashmë me menaxherin e tij Jorge Mendes për të planifikuar një destinacion të ri.
Flitet për kalimin e tij të mundshëme te PSG ose një rikthim sugjestionues te Real Madrid, pa hedhur poshtë hipotezën e MLS dhe atë “romantike” të mbylljes së karrierës me Sporting Lisbonë.
Fakti është se lamtumira e Torinos nuk i dha rezultatet e shpresuara fenomenit nga Funchal, i cili në moshën 37-vjeçare do ta mbyllë sezonin duarbosh.