1912- Titaniku, anija e linjës oqeanike më të madhe dhe më luksoze e kohës së vet, fundoset në udhëtimin e parë nga Britania e Madhe në Shtetet e Bashkuara. 1523 nga 2224 pasagjerë humbën jetën.
1980- Vdiq filozofi dhe shkrimtari francez Jean Paul Sartre, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekzistencializmit. Mori çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1964, por nuk pranoi ta merrte (“Mur”, “Pas dyerve të mbyllura”, “Duart e pista”).
1990-Vdiq në Nju Jork aktorja suedeze e filmit Greta Garbo, “Greta Hyjnore”, siç quhej nga fansat. Ajo konsiderohet si një nga aktoret më të mëdha të filmit pa zë dhe më e zonja e shekullit të 20-të (“Mbretëresha Kristina”, “Ana Karenina”, “Maria Valevska”, “Mata Hari”).
1998- Ish-diktatori kamboxhian Pol Pot vdes nga një atak në zemër. Gjatë sundimit të tij katërvjeçar, nga viti 1975 deri në vitin 1979, më shumë se një milion njerëz u vranë ose vdiqën nga torturat, uria dhe sëmundjet.
2019- Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga një zjarr në të cilin kulla u shemb. Më shumë se 400 zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e zjarrit nga toka, pasi shuarja nga ajri rrezikonte të shkatërronte të gjithë ndërtimin e ndërtesës, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1163. BETA