Sllovenia ka shitur 91.6 për qind të aksioneve të Adria Airways te kompania gjermane 4K KNDNS, ka njoftuar “Slovenian Sovereign Holding”. SDH, e cila ka vepruar në koordinim me ligjet e shtetit për privatizim, ka thënë se shteti do të investojë 3.1 milionë euro te Adria Airways, derisa 4K do të shtojë 1 milion euro tjera. 4K gjithashtu do të paguajë 100 mijë euro për Adrian. “4K Invest, e cila është njëra prej kompanive më të suksesshme në Europë, do të sigurojë zhvillimin e linjës ajrore të Sllovenisë për një kohë të gjatë dhe me ndikim pozitiv”, thuhej në komunikatën e SDH-së. Thuhet se shitja me investimin shtetëror në Adria ishte “zgjidhja më e mirë për Republikën e Sllovenisë, duke përfaqësuar më pak humbje sesa falimentin e linjës ajrore”, transmeton Koha.net. SHD ka bërë të ditur se shitja do të kompletohet brenda muajve të ardhshëm, pasi pritet aprovimi i rregullatorit. Adria është njëra prej 15 kompanive që pritej të shitej në privatizimin e vitit 2013, dhe tetë prej tyre tashmë janë shitur.