Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo tha se largimi i Lulzim Bashës nga PD-ja nuk ishte i sinqertë.
I ftuar këtë të enjte në Top Story, ai e quan demokratin krizën e PD-së dhe se ai thjesht është tërhequr nga partia.
“Nëse Basha u largua për t’i dhënë një zgjidhje krizës largimi duhet të ishte i sinqertë. U refuzua të shikohej realiteti, gjithçka, vetëm kokëfortësia e fakteve. Vendimi i gjykatës, që ai të largohej. Për sa kohë ai ka lënë kreun e grupit parlamentar , do të bëhet dhe kjo në momentin dhe çastin e duhur. Ne nuk erdhëm për të shkarkuar Alibeajn, ai mori gjithë respektin për këtë gjë. Gabimet në këtë rast ishte përjashtimi në atë mënyrë i Berishës. Atë që Basha la jashtë, Alibeaj po e tërheq. Kemi nevojë të rishpikim veten tonë. I fituari i madh është Edi Rama nëse nuk e zgjidhim. Realiteti nuk është gjykata, por populli dhe vota”, tha Bozdo.
/b.h