Po merrte avionin për t’u kthyer në atdhe, kapet i riu shqiptar që ndihmoi patriotin e tij të arratisej nga burgu.
Sipas policisë natën e vitit të ri 2021, ai ndihmoi në arratisjen nga burgu i Vercellit në Italinë Veriore, të patriotit të tij Kristjan Mëhilli, i cilësuar si i “rrezikshëm”.
28-vjeçari ndodhej në burg për grabitje me armë por ai dhe shoku i tij i qelisë lidhën çarçafët dhe planifikuan arratisjen nga kati i katërt.
Por gjërat nuk shkuan sipas planit të tyre pasi vetëm Mhillaj arriti të arratisej ndërsa kur i burgosuri tjetër po zbriste, çarçafët u shkëputën dhe ai ra poshtë duke u plagosur rëndë.
Mhillaj më pas u arrestua në Holandë. Ndërkohë shqiptari i arrestuar ditën e sotme thuhet se ka blerë makinën e arratisjes dhe gjithashtu ka ndihmuar në thyerjen e portave të jashtme të burgut.
/a.r