Ministria e Jashtme e Ukrainës ka ngritur shqetësimin se fëmijët e dërguar në Rusi, përfshirë ata jetimë gjatë konfliktit, mund të jenë viktima të trafikimit.
Sipas zyrtarëve ukrainas ka raporte se autoritetet në republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk po planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshje me ministrinë e arsimit të Rusisë për trafikimin e fëmijëve nga ato rajone, raporton BBC.
Në një letër drejtuar UNHCR-së, UNICEF-it, Kryqit të Kuq dhe agjencive të tjera, ministria e jashtme i përshkruan veprime të tilla si rrëmbim.
Në Ukrainë janë hapur disa korridore evakuimi për civilët që të çojnë në Rusi, por për këto “rrugë shpëtimi” janë ngjallur shumë polemika, duke ngritur akuza se rusët po i shfrytëzojnë për të kapur viktima për t’i trafikuar./m.j