Ukrainasit e konsiderojnë të fituar tashmë betejën për Kievin duke u fokusuar në lindje të vendit ku rusët kanë grupuar forcat e tyre dhe po synojnë të marrin Donbasin si edhe Mariupolin duke krijuar një rrip tokësor në drejtim të Krimesë. Ka raportime se grupe luftëtarësh ukrainas janë dorëzuar sëfundmi në Mariupol, gjë që Ukraina e ka mohuar.
Ndërkohë, ukrainasit raportuan për vrasjen e 15 komandantëve të lartë rusë në rrethinat e Kievit, ku 6 prej tyre ishin gjeneralë.
Por si ndodhi kjo?
Ekspertët amerikanë kanë zbuluar taktikën e ukrainasve për të gjurmuar komandantët rusë në fushën e betejës. E gjithë taktika lidhej me prapambetjen e rusëve në fushën e telekomunikacionit, ku shpesh gjeneralët dhe vartësit detyroheshin të flisnin me celular në fushën e betejës dhe jo me radio te kriptuara.
Pikërisht kjo dobësi u shfrytëzua nga ukrainasit, të cilët me pajisje speciale dëgjonin telefonatat dhe përcakonin trafikun e thirrjeve nga terreni në drejtim të një pikë, e cila ishte ajo nga ku dilnin urdhrat. Me të zbuluar këtë, ukrainasit dërgonin koordinatat te njësitë e artilerisë ose në të kundërt nisnin ekipe snajperash në prapavijën e armikut duke kryer një numër të madh vrasjesh të bujshme./m.j
Ç,janë këto? Na çuditët.Ukrainasit dhe rusët kanë bërë të njëjtat shkolla ushtarake.Nuk bëhet fjalë për luftë mes Ukrainës dhe Rusisë,por mes SHBA-VE,NATOs dhe BE kundër.Rusisë.Pra.gjithë perëndimi.verior kundër Rusisë.Flet.Bidoni.: Jo paqe dhe furnizon Ukrainën me mallrat stok ushtarake të magazinave të mykura 50 ose 100 vjeçare.Në vend të paqes kërcënojnë me luftë duke i bërë vendet evropiane të duken si buratinë të SHBA.dhe Zelenski thelba kukull e tyre.Nuk flet ai me gjuhën e vet.Pret ç, thotë Bidoni plak që mezi tërheq këmbët ,dhe na del shumë shëmtuar në tv.Turp.Vrasin njerëz pa faj dhe pjekin gështenjat me duart e ukrainasve të gjorë