Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Taulant Balla, duke ju drejtuar deputetit të PD-së, Agron Shehaj, i cili akuzoi qeverinë për blerje votash, iu kthye duke i rikujtuar një deklaratë se edhe për të kanë thënë se ka blerë mandatin në 2017 tek Basha. Deputeti Balla tha, se ai nëse gënjen le ta kallëzoj penalisht.
‘Shko të foltorja e partisë, nëse ke prova shko në prokurori. Edhe për ty një deputet i PD-së thotë se e ke blerë mandatin tek Lulzim Basha në 2017. Natyrshëm meqë ta kanë thënë, kallëzoje penalisht dhe thuaj se ai gënjen, mendoj se duhet të vendosim disa standarde. Po shkelni hapur rregulloren ku flitet dhe nuk thuhet asgjë për atë që duhet të diskutoni.
Ju qenkeni kundër që shqiptarët që punojnë në emigracion dhe mos të sjellin paratë në Shqipëri. Që mos t’ua nximë jetën me sa histori idiote që edhe policia e shtetit ndalon një shqiptar që vjen në shtëpinë e vet.’- tha Balla.
Agron Shehaj: Me akuzoi se vij këtu e sjellë thashetheme se paskam blerë mandatin. Unë këtu flas me faktin, jo me thashetheme!/m.j