Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka se ka përfituar prona shtetërore për familjen e saj, duke marrë statutin e investitorit strategjik.
Sipas tij, statutin e investitorit strategjik e ka kunata e Xhaçkës.
“Deklarata e Ramës, se raporti copy-paste ishte justifikim nga ai. Raporti i dash ishte nder vlerësimet me negative për Shqipërinë. Qeveria kampione e korrupsionit, prej bëmave te saj. Rama i dha familjes se Xhaçkes statusin investitor strategjik. Xhaçka ishte me borxhe, u kthye ne investitore strategjike. Si investitori strategjik, ne letra figuron kunata e Xhaçkës. Tenderat pa gare, çdo gje vendoset me lidhje politike. Para se Xhaçka te hynte ne politike, s’kishte punuar një dite.”, deputeti demokrat.
Kaq mjaftoi që të reagonte ministrja, e cila hodhi poshtë akuzat, ndërsa iu kthye Shehajt se ky i fundit nuk përfaqësonte opozitën.
Ajo tha se familja e saj nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. “Për hir të së vërtetës ju mëshiroj. Juve ju ka humbur teksti në politikë dhe kapeni pas kauzave që iu ka ikur uji fare, ose janë palaçollëqe. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz sit ti.
Njerëz si ti nuk dinë ta bëjnë, nuk kanë nivel dhe nuk diskutojnë. Të vish të flasësh paçavure, për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në 91 qe merren me biznes.
Nuk i pasurova unë. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. Mos i prekni këto çështje pa nivel, pa kuptuar dhe pa studiuar ato.”, tha ajo.