Formula e propozuar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatëve do të kryhet përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten 3 emra nga secili deputet socialist.
Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga nisja e procedurave parlamentare, Grupi i PS do të mblidhet ditën e martë për të bërë edhe propozimet konkrete.
Por si do të propozohen emrat?
Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se ditën e martë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, se cili deputet do të depozitojë një zarf me tre emra. Zarfi do të jetë anonim, pa emër deputetit.
Më pas një grup prej tre deputetësh, konkretisht kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali do të bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve.
Ne mbajtjen e Kongresit te PS edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se i ka gati 3 emrat të cilat do t’ia propozojë Kryeministrit Edi Rama për Presidentin e ri të Republikës.
Çfare deklaroi Rama për presidentin e ri?
Pas mbledhjes së asamblesë pak dite me parë, Kryeministri Rama ishte shumë i qartë në vendimin që do të ndërmarrë PS për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.
“Ne kemi nisur një proces. Ka një skuadër të mandatuar nga kryesia e PS për të hapur një kanal komunikimi me forca dhe grupe në Kuvend që përfaqësojnë anën tjetër. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS I ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin dhe nuk varët nga votat e tjerëve, dhe kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama./ panorama
g.kosovari
Më mirë të bëjmë Berat BUZHALËN president republike, mbasi më i mirë se Ilir Fiqo Meta pi Qiponi do të jetë…