Ish-presidenti amerikan i është bashkuar presidentit aktual të SHBA, Joe Biden-it duke e quajtur atë që po ndodh në Ukrainë një ‘gjenocid’.
Sjellim në vëmendje se këtë emërtim, Biden e bëri në fillim të kësaj jave, duke konfirmuar më vonë se “gjenocid” është termi i duhur për veprimet e Rusisë në Ukrainë.
“Po, e quajta “genocid” sepse po bëhet e qartë se Putin po përpiqet të zhdukë idenë e të qenit ukrainas. Po dalin në dritë më tepër evidenca për gjërat e tmerrshme që rusët kanë bërë në Ukrainë. Sigurisht, këtë e vendosin gjykatat ndërkombëtare, por mua ashtu më duket”.
Ndërkohë, teksa ka folur për Fox News, ish-presidenti i SHBA, Donald Trump tha:
“Është kaq e trishtueshme… dhe tani shtojini kësaj atë se çfarë po ndodh në Ukrainë – ky është gjenocid. Ajo që po ndodh në Ukrainë është diçka që njerëzit nuk e kanë parë një gjë të tillë më parë”.
Nga ana tjetër, Moska hedh poshtë akuzat e ukrainasve dhe perëndimit për krime ndaj civilëve. Presidenti Vladimir Putin i quajti “të rreme” pamjet e viktimave civile në rrugët e Keivit.
/a.r