Dashamir Shehi deklaroi se Sali Berisha nuk ka konkurrentë brenda partisë dhe theksoi se do të ishte “tallje” një garë për kreun e Partisë Demokratike.
“Berisha nuk ka konkurrentë brenda kësaj partie që po bën. Do të ishte hipokrizi dhe tallje, nuk vlen të vësh disa Nastradina atje dhe të bëjnë si kryetarë. Kjo është partia e Berishës, i takon Berishës dhe e meriton Berisha. Kush hyn aty të bëjë konkurrentin, është t’i hedhë hi në sy njerëzve. Ata që janë aty janë njerëzit e Berishës, unë nuk uroj që ta bëjnë sepse do të ishte teatër. Nëse do ta bëjnë, do të ishte Berisha që vendos Lulin e ri. Do të ishte dy herë teatër”, theksoi Shehi në studion e “Ditarit”, në A2 CNN.
Kur u pyet për partinë e Ilir Metës, Shehi tha: “Opozitarët nuk kanë nevojë të lidhen me zinxhir me njëri-tjetrin. E bëmë opozitën bashkë dhe u ndamë kur erdhi dita e zgjedhjeve. Unë do të kisha preferuar që të kishim ardhur veç deri në vitin 2021 dhe atë ditë të bashkoheshim. Kështu që, këtë ofertë do t’i bëja opozitarëve të tjerë: të bashkohemi ditën e zgjedhjeve. LSI-ja i ka “zig-zag”-et e veta. Unë them ta presim që të bëjë opozitën e pastaj e ka derën e hapur. Por, këtu ka opozitarë që janë ministra 6 muaj me një qeveri, 6 muaj me një tjetër”.
/a.r