Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi mendon se vendi ka nevojë për një opozitë alternative të ndryshme nga “Foltorja”, që të bashkojë ata shqiptarë që refuzojnë qeverinë, por që nuk i përfaqëson modeli politik i Sali Berishës.
Në një intervistë për Klan News ai tha se këtë pol të ri opozitar mund të përfshihen personazhe politike brenda dhe jashtë Partisë Demokratike që nuk besojnë tek adhurimi dhe pagabueshmëria e udhëheqësit.
Sipas tij do të ishte gabim nëse kundërshtarët e Berishës që po i rezistojnë atij brenda grupit parlamentar do të identifukoheshin sot me Lulzim Bashën, që di të ishte një pre e lehtë për t’u defaktorizuar. Patozi tha se kjo do të dëmtonte edhe vetë Lulzim Bashën e dorëhequr dhe planet e tij për një rikthim të mundshshëm. “Atij i duhet një pushim i gjatë, sepse janë ende shumë të freskëta dështimet spektakolare në drejtimin e Partisë Demokratike”.
Për Patozin kjo është e vetmja rrugë që opozita të zmadhohet dhe forcohet, sepse “Foltorja” e ka të shumë të vështirë që ta kryejë këtë mision. Sipas tij ajo po tregon pamundësi edhe për të mbledhur copat e tullace dhe gurëve të gërmadhës së Partisë Demokratike, e jo më të frymëzojë shqiptarë të tjerë jashtë saj.
Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Patozi tha se nuk ka për të qenë ngjarje e rëndësishme politike, edhe për shkak të krizës së Partisë Demokratike. E gjitha do të varet nga humori i Edi Ramës, i cili sot edhe po të dojë, nuk ka me kë të negociojë në opozitë. Sepse nëse 6 marsi i dha të drejtë Sali Berishës, ai ende nuk e ka legjitimitetin formal si kryetar i PD.
Sipas Patozit, “Foltores” as nuk i takon, por as nuk e meriton të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit. Sepse ajo e ka në detyrë presidentin e vet, dhe ai është Ilir Meta, i cili është më i keqi që kemi pasur dhe që nuk do të tejkalohet asnjëherë prej dikujt tjetër në të ardhmen.
/a.r