Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për jetën e saj të hershme dhe njohjen me Presidentin Ilir Meta. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra’, Kryemadhi tha se jeta familjare nuk është shumë ndryshe nga politika. Ajo gjithashtu ka thënë se me gjestet e tij Meta e bën atë shumë herë të bjerë në dashuri.
“Ata i përjetojnë ankthet e emocionet tona por nuk i shprehin. E vogla qan në telefon dy orë ndërsa djali reagon me vështrime. Jam impulsive dhe posesive si në politikë edhe në prindërim. Ditëlindjen nuk e festova, foton ma bëri Ilir Meta. Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam patur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të 94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20-vjeç, Nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi zemër. Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri,” tha Kryemadhi.
g.kosovari