I riu shqiptar bën çmenduri në Greqi. Një 27-vjeçar shqiptar dyshohet se është autori i përdhunimit të një vajze 17 vjeçare, të cilës i thoshte se ishte pakistanez.
Vajza e njohu shqiptarin në Instagram. Më pas djali e dërgoi në një apartament në Korydallos, ku e përdhunoi. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar u arrestua ditën e djeshme.
Mbrëmjen e 11 prillit, ai e bindi vajzën që të takoheshin jashtë shtëpisë së saj për të dalë për një shëtitje. Rreth orës 21:30 e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos.
Rreth orës 22:30, autori e çoi në një apartament në të njëjtën zonë ku ai banonte, mbylli derën dhe çoi zërin e televizorit që fqinjët të mos dëgjonin asgjë.
Më pas u zhvesh dhe përdhunoi të miturën e cila rezistoi duke iu lutur të ndalonte por përdhunimi zgjati rreth gjysmë ore.
Më pas, 27-vjeçari e çoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar që të mos fliste për asgjë.
Por vajza denoncoi duke i bërë përshkrim në polici të riut shqiptar dhe llogarisë që ai përdor në Instagram.
Policia ka identifikuar autorin dhe ndodhet në kërkim të tij.
/a.r