Një tragjedi ka ndodhur në Itali brenda familjes Mertone. Një krim i rëndë brenda familjes është zbuluar në Itali, ku Antonio Martone ka vrarë dhe djegur trupin e vëllait të tij, Domenico.
Mediat italiane raportojnë se autori kreu krimin e rëndë me qëllim që të përfitonte dëmshpërblim nga sigurimi i jetës.
Karabinierët vunë re përhapjen e flakëve dhe një kolonë tymi që dilte nga një tokë bujqësore, pranë qytetit të Sant’Antonio. Ata gjetën kufomën e një njeriu plotësisht të djegur, i cili ishte vendosur nën një tendë të vogël. Hetimet e para bënë të mundur zbulimin se trupi i përket Domenico Martone.
Analiza dhe pamjet video që morën hetuesit nga zona, bënë të mundur rindërtimin e momenteve të fundit të jetës së viktimës dhe konstatimin e pranisë në vendin e krimit të autorit.
/b.h