Një ndryshim i rëndësishëm është futur në kontratën e nënshkruar nga ushtarët rusë të regjistruar në fushatën e re të rekrutimit, ku thuhet se ‘Mosbindja ndaj urdhrave, kthehet në vepër penale’.
Sipas raportimeve të OJQ-së CrimeaSOS, elementë të përgjegjësisë penale janë shtuar për ata që refuzojnë të marrin pjesë në të ashtuquajturin “operacion special” kundër Ukrainës. Më parë, ata që refuzonin t’i bindeshin një urdhri, përballeshin me maksimum 6 muaj burg ose dy vjet në një kamp “disiplinor”.
Nga sot, të njëjtat dënime, të parashikuara nga neni 332 i kodit penal rus, do të vendosen për ata që kërkojnë të mos marrin pjesë në operacionet ushtarake në Ukrainë.
/b.h