Një 55 vjeçar me inicialet Gj.K është gjetur i vdekur ditën e sotme në Korçë brenda banesës së tij. Mësohet se i ndjeri jetonte vetëm dhe fqinjët kanë zbuluar vdekjen e tij.
Sipas informacionit zyrtasr të publikuar nga policia, 55 vjeçari kishte probleme të tjera shëndetësore që dyshohet se mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen e tij.
Njoftimi i Plotë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/b.h