Del fotoja e 55-vjeçarit Nazmi Bandula, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:15 në lagjen “Partizani”.
Viktima ishte ulur i vetëm në një bar kafe para banesës së tij, kur u qëllua nga një makinë në lëvizje. Nga të shtënat, 55-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa nuk pati persona të tjerë të lënduar.
Dyshohet se autorët iu afruan Bandullës duke ulur shpejtësinë e mjetit me të cilin po lëviznin dhe pastaj hapën zjarr. Më pas ata u larguan duke humbur gjurmët.
Ende nuk dihet shkaku i vrasjes, ndërkohë hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e ekzekutorëve. Nga ana tjetër u morën dhe dëshmitë e para të personave që ishin në lokal si dhe të të afërmve të 55-vjeçarit.
Nazmi Bandulla ishte një emër i njohur për policinë. Në vitin 2012 ai u arrestua pasi kishte kërcënuar të vëllain me armë zjarri pas një konflikti pronësie që kishin pasur.
Ndërkohë në dhjetor të vitit 2020, iu vendos tritol mjetit të tij tip “Fuoristradë”, të cilin e kishte parkuar para banesës.
/a.r