Pas vrasjes së shtetasit Nazmi Bandula në Shkodër, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin.
Mësohet se në Roskovec, Xhevahir HOxha 61 vjeç ka qëlluar për vdekje me thikë nusen e djalit të tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Policia thotë se autori pasi ka vrarë 30-vjeçaren Merushe Hazizi më pas ka varur veten në pemë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të dyfishtë ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Vidhishtë të Bashkisë Roskovec.
Informacioni paraprak i Policisë së Fierit:
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
/a.r