Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Berlin kryeministri Edi Rama teksa ka folur për çështjen e negociatave, ka deklaruar se vendi jonë do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rast se procesi i negociatave do të bllokohet sërish në qershor nga vetoja e Bullgarisë.
Duke e cilësuar takimin me kancelarin Federal të Gjermanisë, Olaf Scholz shumë pozitiv, kryeministri tha se ai është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Megjithatë Rama theksoi se ai nuk është po aq optimist, por shpreson që ta ketë gabim.
Pjesë nga biseda e Ramës me gazetarët:
Rama: Kjo ishte vizita e parë në kancelari pas ndryshimit të kancelarit të Gjermanisë. Ky ishte takimi i dytë me Scholz pas takimit kur ai ishte kryetar i bashkisë së Hamburgut. Takimi ishte jashtëzakonisht pozitiv. Sa i takon konsideratave për Shqipërinë për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ecurinë e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE dhe në marrëdhëniet bilaterale. Kemi pasur një bisedë të gjatë pastaj kemi zhvilluar një darkë pune ku kemi kaluar të gjitha temat e interesit.
A e mbështet kancelari ndarjen e Shqipërisë nga MV?
Rama: S’e kam kërkuar këtë, thjesht i kam bërë me dije se ne kemi një qasje që deri në këshillin Europian të qershorit do jetë e pandryshuar, por në rast se përsëri do bllokohemi për shkak të Bullgarisë bazuar dhe në mbështetjen e gjerë që ka marrë nga opinioni publik pasi i tregova për këshillimin kombëtar, ne do ndryshojmë qasje dhe do flasim me një gjuhë tjetër.
Kancelari e tha dhe në konferencë dhe në të dyja raundet e bisedimeve se është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë. Unë nuk jam aq optimist por shpresoj të jem gabim dhe kancelari të ketë të drejtë.
g.kosovari