Nga Dritan Hila
Prej disa ditësh Dritare TV po transmeton dëshmitë e ish-drejtuesve të EGL, kompania që krijoi atë që sot e quajmë TAP. Dëshmitë zbulojnë një nga skandalet më të mëdha shqiptare e cila nuk po shqetëson asnjë parti politike. Madje as shoqërinë civile e cila del në protestë edhe për një qen që shtypet në Ndroq.
Historia me pak fjalë është kjo:
Në fund të viteve të qeverisë Nano, konsorciumi EGL kontakton ministrinë e ekonomisë që të mundësojë kalimin e një gazsjellësi i cili do të transportonte gazin azerbajxhanas në Greqi e Itali.
Projekti shqiptar konkurronte me atë grek. Kalimin në territorin grek e përkrahte edhe qeveria e Berlusconit. Por pas fizibilitetit fiton varianti shqiptar si më i lirë, me rreth 5 miliardë euro. Gjatë negociatave të qeverive Nano dhe Berisha 1, flitet që Shqipëria të përfitojë dalje gazi dhe taksë tranziti.
Por me ardhjen në krye të ministrisë së ekonomisë së ministrave të LSI, gjithçka mjegullohet dhe në fund, në prill 2013, nënshkruhet marrëveshja ku Shqipëria nuk përfiton asgjë. Nuk përfitonte as taksë tranziti dhe as dalje gazi e cila mund të përdorej nga termocentralet (TEC-i i Fierit u shkatërrua në 2012 si vendim politik i Berisha-Meta dhe i Vlorës që po rri në pritje), ose të depozitohej në kavernat nëntokësore të zbrazura nga nafta dhe gazi në fushat naftëmbajtëse Shqiptare.
Duke bërë një përllogaritje të përafërt ku minimalisht Shqipëria duhet të merrte vetëm si taksë tranziti 60-100 milion euro në vit, tregon se kjo marrëveshje ishte poshtëruese. Shqipëria nuk u përzgjodh si rezultat lobimi i Berishës por për shkak të leverdisë ekonomike që kishte TAP për kalimin më territorin Shqiptar. Shqipëria ka një marrëveshje poshtëruese por ku duken edhe hijet e një korrupsioni skandaloz.
Është largmendësh që ata që kanë hedhur firmat në këtë marrëveshje e kanë bërë nga budallallëku. E kanë bërë thjesht se kanë marrë ryshfetin ose kuota aksionare. Ata që mburren se kaluan TAP në Shqipëri, në fakt i kaluan një rubinet xhepave të tyre. Kush krenohet se TAP ka zhvilluar infrastrukturën rrugore, në fakt nuk ka bërë asgjë pasi rrugët që ka bërë TAP-i janë thjesht në interes të shtrirjes së tubacioneve dhe nuk kapin asnjë qendër të banuar. Është qesharake të thuash se TAP ndihmon në zhvillimin e vendit pasi askush nuk bën turizëm mbi tuba gazsjellësi.
Për fat specialistë shqiptarë që ju dhimbset ky vend si Naskë Afezolli, Bashkim Baholli dhe Pajtim Bello, folën. Tani duhet të flasin institucionet.
Janë minimalisht 100 milionë euro në vit që humb ky vend dhe miliona metra kub gaz në vit. Në kushtet kur lufta në Ukrainë është më shumë luftë për zotërimin e qymyrgurit dhe gazit të Donbasit; kur luftërat e së ardhmes do të jenë për burimet dhe tregjet energjetike, ne nuk mund t’i lejojmë vetes të jemi kaq të paaftë. Dhe ky skandal kërkon para së gjithash rinegociim.
/dritare.net
Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndajnë FIFTI – FIFTI, 80 milion euro, FITIMIN që i takon Shqipërisë.
SPAK-u ynë – pordhëshumë, fle gjumë, dhe kërkon provat nga inteligjenca e seksit mashkullor e femëror të pilivesave…..mbasi në opinionin publik, është krijuar e konsoliduar mendimi që njerëzit më të paaftë, mediokër dhe pa formim profesional në fushë të hetimit, janë grumbulluar aty (në SPAK). Janë një tufë kriçash foshnjorë.