Në mënyrë tragjikë ndërroi jetë adoleshenti shqiptar në Kefalonia të Greqisë, ditën e djeshme, ku u dogj për së gjalli brenda makinës në të cilën po udhëtonte bashkë me 3 shokët e tij me origjinë greke dhe shqiptare.
Për arsye ende të paditura, shoferi i mjetit humbi kontrollin, e për pasojë makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët.
Për fat të keq 17-vjeçari shqiptar, Fabio nuk arrit të dalë në kohë nga makina, e si rrjedhojë u dogj për së gjalli, ndërsa 3 të tjerët shpëtuan.
Ngjarja e rëndë ndodhi në drekë, pasi Fabio dhe shokët e tij mbaruan mësim nga gjimnazi profesional.
Pas shkollës katër shokët hipën në makinë për të shkuar drejt aeroportit të ishullit.
Rrugës dhe konkretisht në zonën e Lassi-t në drejtim të Platys Gialos, shoferi 18-vjeçar, i cili sipas policisë rrugore ishte i pajisur me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës dhe për arsye të panjohura, ka rënë mbi trotuar dhe me mjetin qe është përmbysur.
Fatkeqësisht për ta, kur makina është përmbysur, ka marrë flakë menjëherë me katër të rinjtë që po përpiqeshin të dilnin, ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari Fabio, nuk ia doli.
Sipas drejtuesit të makinës së Asistencës Rrugore që mori mjetin e të rinjve për ta transportuar për hetim në policinë rrugore, makina ishte djegur plotësisht.
“Nuk kishte mbetur asgjë nga plastika e makinës, madje edhe gomat ishin djegur”, tha i shokuar shoferi i makinës së Asistencës Rrugore.
Familja e Fabios është e shkatërruar pasi ai nuk mund të besojnë se një shëtitje e thjeshtë ishte e fundit për djalin e tyre 17-vjeçar.
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidenti.
g.kosovari