Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk ka tagër të negociojë për presidentin. I ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Paloka theksoi edhe njëherë se ata nuk do të votojnë për kandidatët e Ramës.
Ai theksoi se Alibeaj nuk mund të përfshihet në negociata, pasi nuk përfaqëson grupin e PD, por është vetëm moderues.
“Nuk na intereson, do të jetë presidenti i Ramës. Nuk mund të ndodhë që opozita të votojë kandidatët e Ramës. Dhe këta për fat të keq vazhdojnë me mashtrime, ku gjithçka është në dritë të dielli dhe thonë që nuk po diskutohet për presidentin. Grupi parlamentar duhet pyetur. Alibeaj nuk përfaqëson grupin, por moderon mbledhjen e grupit. Për ne grupi është një.
Ai është moderator i grupit, nuk është përfaqësues. Ai nuk ka asnjë tagër në asnjë vend që të përfaqësojë grupin pa pyetur grupin. Ai deri më sot e ka mohuar në fakt një gjë të tillë, por kushdo që shikon kupton që këtu bëhet fjalë për negociata. Kur takohet ambasadorja”, u shpreh ai.
Deputeti demokrat komentoi gjithashtu edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS. Sipas tij, për herë Rama tregoi se kishte frikë nga opozita, ndrëkohë që i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë SALI Berishën.
Deklarata e Ramës, që opozita duhet të shkojë në djall dhe duhet të kishte shkuar me kohë, është diçka që Rama e tha në mënyrën me ekspicide këtë herë, pro që ka tetë vite që e shpreh. Përpjekjet e tij kanë qenë shuarja e opozitës. Edhe fundit fare përçarja e PD ky qëllim ishte.
Për herë të parë u tregua i sinqertë në publik. Gjëja tjetër sulmi ndaj SPAK. E para për të treguar se unë nuk e kontroll drejtësinë. Rama për herë të parë pas tetë vitesh tregoi frikë ndaj opozitës dhe kërkoi ndihëm e SPAK për ti hequr qafe opozitën. Bashën përpiqej ta ironizonte, ndërsa sot ai për herë të parë tregoi se kishte frikë nga opozita. I kërkoi ndihmë të hapur SPAK-ut ma hiq qafe këtë person. Ka frikë sepse ai nuk do të jetë në ato pozitat komode që ka qenë deri dje”, u shpreh ai./m.j