Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PD, është shprehur në hyrje të Kuvendit se personat e shpallur “non-grata” nga SHBA nuk duhet të kenë vend në tempullin e demokracisë.
Duke ju referuar Berishës, Alibeaj tha se komenti i tij ishte i qartë për personat e “padëshiruar”.
“Ju e dini cili është komenti im për non-grata dhe të tjerë non-grata. Komenti im është që non-gratat nuk duhet të kenë vend këtu”, u shpreh politikani i djathtë.
Edhe në mbledhjet e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që Berisha të mos merrte pjesë sepse është “non-grata” dhe nuk bën pjesë në grup./m.j