Stina e dimrit si duket nuk ka kaluar ende, pasi reshjet e dëborës janë kthyer në qarkun Dibër.
Prej orës 18 e 30 kanë nisur reshjet e borës në Byppasin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Reshjet e borës kanë qenë intensive teksa për pak minuta kanë krijuar shtresën e bardhë. Ndonëse kjo borë është e papritur për autoritetet, këto të fundit i ka gjetur në befasi dhe rrezikon të paralizojë qarkullimin e automjeteve.
Temperatura në Qafën e Murrizit është -1gradë celsius, çka favorizon vijimin e reshjeve dhe ngricave në orët e mbrëmjes.
/a.r