Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e pritjes që iu bë këtë të diel në Berlin të Gjermanisë, ku ai mbërriti për një vizitë zyrtare.
Ditën e hënë, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga kancelari Olaf Scholz, ndërsa gjatë pasdites pritet të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për mediat.
Në këtë takim pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale.
/a.r