Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shprehur i zhgënjyer nga sjellja e Vladimir Putin, me të cilin ishte i afërt, por që po ndikon në të gjithë botën me atë që po i bën Ukrainës.
Kur ishte në pushtet, Berlusconi kishte mbajtur miqësi personale me presidentin rus, sa që e ka ftuar edhe për pushime në rezidencën e tij luksoze në Sardenjë.
“Nuk mund dhe nuk dua ta fsheh faktin se jam thellësisht i zhgënjyer me sjelljen e Vladimir Putin, i cili ka marrë një përgjegjësi shumë serioze për të gjithë botën.
E takova gati njëzet vjet më parë dhe ai më dukej gjithmonë një demokrat dhe njeri i paqes. Përballë tmerrit të masakrës së civilëve në Butch dhe zonave të tjera, krimeve të vërteta të luftës, Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësitë e saj,” tha Berlusconi.
/b.h