Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PS-së dhe në konferencën e shtypit pas tij, Kryeministri Rama i bëri thirrje të drejtpërdrjeta SPAK-ut, që të tregohet më agresiv në goditjen e politikanëve më të lartë të vendit. Ai aludoi haptazi se perceptimi ndër shqiptarët e thjeshtë është se SPAK- po merret “me arka peshku e zgjerime dritaresh pa leje”, ndërkohë që nuk po merret me vepra shumë më të rënda penale në juridiksionin e vet.
Dhe në fakt shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë aktualisht skeptikë ndaj SPAK-ut. Kështu më rezultoi nga një sondazh rigoroz të zhvilluar kohët e fundit në terren (shihni Tabelën 1). Gjithashtu, shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë skeptikë për punën që pritet të bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit (shihni Tabelën 2)
Tabela 1. A mendoni se SPAK është serioz në luftën kundër korrupsionit? | |
% | |
1.Po | 38.4 |
2.Ndoshta | 36.8 |
3.Jo | 23.1 |
4.Se di | 1.7 |
Tabela 2. A mendoni se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë efektive? | |
% | |
1.Po | 33.3 |
2.Ndoshta | 48.3 |
3.Jo | 11.7 |
4.Se di | 6.7 |