Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një i ri mbeti i plagosur me thikë.
Burimet bëjnë me dije se pas një sherri, Enivled Aliu dyshohet se ka goditur 4 herë me thikë Dino Majkon, 29-vjeç. Ky i fundit për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë.
Mësohet se sherri dhe më pas plagosja ka ndodhur në një lokal nate në shëtitoren e qytetit, në një kohë, ku në ambientet e saj kishte shumë klientë të pranishëm të cilët panë gjithë ngjarjen.
Autori i kësaj ngjarja është një emër i njohur për policinë, pasi kohë më parë është arrestuar po për mbajtje të armëve të ftohta (thikë).Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/b.h