Presidenti Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat, pas Kongresit të Partisë Socialiste. Kreu i Shtetit ka sulmuar kongresin e PS, duke thënë se sot u mblodh kongresi per te thene se të gjithë duhet të shkojnë në burg përvec meje.
“Që nga blerja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve dhe mosveprimi i institucioneve të drejtësisë me qëllim që kjo organizatë të blinte zgjedhjet pasi kishte kapur mediat të blinte votat. Shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër. Kjo kërkohet të paraqitet si një sukses i madh i reformës në drejtësi. Ndërkohë Koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përvec meje”, tha Meta.
Nderkohe Meta hodhi akuza edhe ndaj kryetarit te bashkise Tirane.
“Zogu i Tiranes leshoi sot shpifje te ulta ndaj Presidentit, me nje fjalor banal, njesoj si nje kone rrugesh qe i lidhin kanace ne qafe per te bere zhurme. Per fat te keq ai vazhdon te nxjerre nga goja ato qe i fusin. Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranes. Akuzat per bllokim te propozimeve per ambasadoreve, nje mashtrim ordiner. Zogu i Tiranes edhe ne gjume genjen. Nuk kam bllokuar asnje propozim zyrtar per emerim ambasadori. Faktet jane shkresat zyrtare”