Kongresi i PS-së është duke përfunduar, ndërsa kryeministri Rama është duke bërë publike emrat e rinj në krye të partisë pas ndryshimit të statutit të partisë, i cili parashikon shtimin e dy sekretariateve të rinj.
Mësohet se Eridjan Salianji është emëruar Sekretar Ekzekutiv, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin.
Teksa prezantonte detyrat e reja, Rama tha se nuk mund të ndodhte në parti që të zgjedhurit të mbroheshin nga persona që janë detyra të rendësishme në parti, ndërkohë që pjesa tjetër që përballet me qytetarët të mbetet jashtë.