Sot është duke u zhvilluar dita e 45-të e luftës në Ukrainë. Instituti Amerikan për Studimin e Luftës deklaron se forcat ukrainase ruajnë kontrollin mbi pozicionet mbrojtëse në Mariupolin lindor dhe jugperëndimor. Forcat ruse vazhdojnë të përpiqen të ridislokojnë trupat e tërhequra nga verilindja e Ukrainës për të mbështetur ofensivën në Ukrainën lindore.
Kancelari austriak Karl Nechamer do të takohet sot në Kiev me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin Denis Schmihal, por edhe me kryebashkiakun Vitali Klitschko.
Presidenti Joe Biden tha se SHBA do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë dhe “së bashku me aleatët tanë” dhe do të mbështesë përpjekjet për të hetuar sulmin. Po ashtu Biden ka nënshkruar ligjin që ndalon importet e energjisë nga Rusia dhe një ligj që ndërpret marrëdhëniet normale tregtare me Moskën.
Lufta në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje planet afatgjata të Pentagonit dhe zyrtarët e lartë të mbrojtjes amerikane pritet të ndryshojnë mënyrën se si vendosin forcat ushtarake në Evropën Lindore dhe Baltik mes shqetësimeve për ambiciet më të gjera të Rusisë.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se do të hapen dhjetë korridore humanitare për evakuiimin e njerëzve nga qytetet që janë nën rrethim nga forcat ruse. Ajo ka thënë se korridoret do të hapen ditën e shtunë pasi kanë rënë dakort me palën ruse. Sipas Sky News, Vereshchuk ka thënë se në rrugët e planifikuara njerëzit duhet të dalin nga qyteti i sulmuar i Mariupolit me transport privat.
Njoftimi vjen një ditë pasi rreth 6,665 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sipas zyrtarëve ukrainas.
Një numër i lartë i njerëzve po përpiqen të largon për në përëndim pasi pritet për një ofensivë ruse në lindjen industriale të Ukrainës në ditët dhe javët e ardhshme.
g.kosovari