Partia Socialiste nesër mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i koceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.
Socialistët mblidhen sot në një Kongres krejt ndryshe nga formati tradicional që është ndjekur prej vitesh. Kongresi i sotëm do të ketë një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve. Delegatët do të jenë të ndarë në 3 panele të ndryshme që do të vendosen në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në sheshin “Italia”.
Siç janë të porositur nga Edi Rama, zyrtarë e PS duhet të mbajnë qëndrime kritike për çka është bërë. Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente, e për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin, që i zbriti trenit socialist dhe u la jashtë listave për 25 prillin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama.
Në vijim do të prezantohet statuti i ri i PS-së dhe do të hapet diskutimi me delegatët dhe do të vendosen objektiva për garën e ardhshme elektorale, që është jo më larg se vitin e ardhëm kur do zgjidhen kryetarët e bashkive. Edi Rama përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në kabinetin e tij, megjithatë edhe surpriza mund të ketë.
Agjenda:
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijët
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Kongresi i 9 prillit do të shkarkojë 61 krerët e degëve në rrethe, dhe do të hapë procesin zgjedhor në parti nga data 1 maj deri në 15 qershor. Sipas ndryshimeve në statut, kryetari i ri i degës do të përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga Asambleja, me miratim të kryesisë.
Ai do të ketë mandat 4-vjeçar, që ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia për punë të dobët, kur humbet besimin e anëtarëve dhe kur humb zgjedhjet.
Në draftin për ndryshimet në statut parashikohet edhe shtimi i sekretariat ekzekutiv të secilës degë, i cili do të jetë përgjegjës për çdo aspekt administrativ të partisë në nivel bashkie. Për ti paraprirë kësaj axhende, Edi Rama mblodhi sot ministrat dhe deputetët në vilën 30, ndërkohë që takimet e veçanta i zhvilloi edhe në zyrën kryeministrore.
g.kosovari