Ushtarët rusë kishin shkruar mesazh hakmarrjeje në predhat që u lëshuan ndaj stacionit të trenit në Kramatorsk, i cili ndodhet në lindje të Ukrainës.
Të paktën 30 viktima u regjistruan nga ky sulm, përfshirë 4 fëmijë, ndërkohë që 87 persona të tjerë u plagosën.
Në momentin që ka ndodhur sulmi, në stacion ndodheshin qindra civilë që prisnin trenat për t’u evakuuar nga luftimet, pasi Kramatorsk është një nga pikat kryesore të korridorëve humanitarë.
Autoritetet ukrainase dënuan menjëherë këtë sulm “të urryer”, duke iu bërë thirrje civilëve në zonë që të gjejnë menjëherë një vendstrehim. TEMA