E konfirmojnë autoritetet ukrainase: Trupat ruse u tërhoqën nga rajoni i Sumy-t. Ja çfarë po planifikon Putin!

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainas ka thënë se forcat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga rajoni verior Sumy, ndërsa vazhdojnë grumbullimin e forcave në lindje të vendit.

“Okupatorët rusë i tërhoqën plotësisht trupat e tyre nga rajoni i Sumy në Federatën Ruse”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm në Facebook.

Ushtria ruse njoftoi më parë se po tërhiqej nga veriu i Ukrainës dhe rreth Kievit për të përqendruar përpjekjet në rajonin lindor të Donbasit.

Deklarata e Shtabit të Përgjithshëm vuri në dukje gjithashtu se trupat ruse vazhduan një grumbullim në rajonet jugore të Zaporizhzhia dhe Donetskut lindor dhe vazhduan një ofensivë në drejtim të Popasna dhe Severodonetsk, në rajonin lindor të Luhanskut.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com