Vajza e Vladimir Putin ka një dashuri të re në jetën e saj… Maria Vorontsova tashmë e martuar me Yevgeny Nagorny, 33 vjeçari i cili mbahet mend për deklaratën e tij vite më parë teksa ankohej për “torturën e policisë” ruse.
Por që atëherë shumë gjera kanë ndryshuar në qasjen e tij, teksa tanimë është njeriu i besuar i Putinit. Maria dhe Yevgeny kanë një fëmijë, por nuk ka shumë detaje nga jeta e tyre private, kjo pasi Putini u ka dhënë “urdhër” që të jenë sa më diskretë.
Fotografitë e publikuara së fundmi në mediat britanike, shfaqin Yevgeny me Maria në një dasmë të një mikut të tyre në Salerno, Itali, në 2019.
Maria shihet duke kërcyer me një burrë të shkurtër dhe mjekër me papion, teksa përpiqet të kapë lulet e nuses. Ajo në atë kohë dukej se ishte shtatzënë.
Më parë Maria ishte martuar me një biznesmen holandez Jorrit Faassen, djalin e një koloneli të ushtrisë holandeze të NATO-s. nga ajo martësa lindi një fëmijë, tani tetë vjeç. Faassen thuhet se ka punuar për një kohë të gjatë në Rusi në Gazprombank-Invest dhe Stroytransgaz./m.j