Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se operacioni ushtarak në Ukrainë, mund të përfundojë në të ardhmen e “parashikueshme”.
Peskov tha se Rusia po shpreson që operacioni të arrijë qëllimet e saja dhe të përfundojë falë negociatave.
“Rusia shpreson që operacioni të arrijë qëllimet e saj ose të përfundojë falë negociatave, midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në ditët e ardhshme”, në të ardhmen e parashikueshme”, tha Peskov.
I pyetur sot nga gazetarët nëse mund të jetë vërtet çështje ditësh, Peskov tha se “Po flasim për të ardhmen e parashikueshme”.
Pyetjes se në çfarë bazohen parashikime të tilla, Peskov tha se “Operacioni vazhdon dhe qëllimet e tij po arrihen”.
“Ushtria jonë po bën një punë të madhe në drejtim të avancimit të operacionit dhe rezultatet po arrihen nga negociatorët që po bisedojnë me kolegët e tyre ukrainas”, tha Peskov./m.j