Ka qenë ëndrra e grave dhe burrave për shekuj. Tani shkencëtarët thonë se kanë gjetur një mënyrë për të ndryshuar procesin e plakjes në lëkurën e njeriut. Studiuesit në Kembrixh kanë rinovuar qelizat e lëkurës së një gruaje 53-vjeçare duke i bërë të njëjta me ato të një 23-vjeçareje.
Shkencëtarët janë optimistë se në të ardhmen do të mund të bëjnë diçka të ngjashme me indet e tjera të trupit. Qëllimi përfundimtar është të zhvillohen trajtime për sëmundjet e lidhura me moshën si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurologjike, shkruan abcnews.al.
Kreu i ekipit, Prof Wolf Reik tha për BBC News se ai shpresonte që teknika të mund të përdoret për t’i bërë njerëzit më të shëndetshëm për më gjatë.Teknologjia është ndërtuar mbi teknikat e përdorura për të krijuar delen e klonuar, Dolly më shumë se 25 vjet më parë.
Origjina e teknikës buron nga vitet 1990, kur studiuesit në Institutin Roslin zhvilluan një metodë për të kthyer një qelizë të gjëndrës së qumështit të marrë nga një dele në një embrion. Ajo çoi në krijimin e deleve të klonuara Dolly.
Qëllimi i ekipit nuk ishte të krijonte klone delesh apo njerëzish, por të përdorte teknikën për të krijuar të ashtuquajturat qeliza burimore embrionale njerëzore. Ata shpresonin se mund të rriteshin në inde specifike, si muskujt, kërc dhe qelizat nervore për të zëvendësuar pjesët e konsumuara të trupit.
Ekipi përdori teknikën IPS në qelizat e lëkurës së 53-vjeçares. Por ata u habitën kur zbuluan se qelizat nuk ishin shndërruar në qeliza burimore embrionale por ishin rinovuar në qeliza të lëkurës që dukeshin dhe silleshin sikur vinin nga një 23-vjeçare.
Teknika nuk mund të përdoret menjëherë në klinikë, sepse metoda IPS rrit rrezikun e kancerit. Por Prof Reik ishte i bindur se tani dihej se ishte e mundur të rinovoheshin qelizat, ekipi i tij mund të gjente një metodë alternative dhe më të sigurt.
Prof Reik thotë se disa nga aplikimet e para mund të jenë zhvillimi i ilaçeve për rinovimin e lëkurës tek njerëzit e moshuar në pjesët e trupit ku ata janë prerë ose djegur – si një mënyrë për të përshpejtuar shërimin.
g.kosovari