Para pak ditësh me një vendim të posaçëm, bashkia e Tiranës ka vendosur që t’u vijë në ndihmë bizneseve të vogla, të cilat janë prekur nga situata e krijuar prej luftës në Ukrainë duke bërë shtyrjen e afatit të pagesës së taksave.
Më konkretisht shtyhet afati i pagesës nga 20 Prill për në 20 Maj të tarifës së pastrimit, taksa e tabelës dhe taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore.
Gjithashtu me vendimin ebashkisë shtyhet afati i pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, si taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 20 Maj 2022.
Këshilli Bashkiak ka miratuar gjithashtu dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, si taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 Korrik 2022.
Bashkia e Tiranës për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, gjatë pandemisë shtyu një pjesë të pagesave, sikurse një pjesë tjetër ua fali bizneseve kur ato qëndruan mbyllur.
/a.r