Një 39-vjecar është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Tiranë. Policia njofton se ishte gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune.
Sakaq, po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale,”- njofton Policia.
/b.h