Kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Demokratike nuk e anëtarësoi Shqipërinë në NATO, por këtë e realizoi SHBA.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama tha se Bashkimi Europian nuk po bën një hap përpara strategjik për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Arritjen që ta çojmë Shqipërinë në humnerë nuk e kemi. Që ta bëjmë një vend qesharak, ku të huajt hynin dhe dilnin nuk e kemi çuar. Kjo është situata e 2013.
Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD. Shqipërinë në NATO e anëtarësuan SHBA-të, e futëm me forcë në NATO. Janë çështje shumë të qarta për të njëjtën arsye.
Në atë kohë, SHBA-të vendosën që të bëjnë një hap me natyrë strategjike, për të njëjtën arsye jemi tek pragu i derës në BE. BE nuk e bën një hap me natyrë strategjike, sepse kur vijmë në këtë pikë, nuk është më e rëndësishme se çfarë ke bërë ti, është e rëndësishme se sa duan ata që ti të jesh pjesë” – tha Rama./m.j
Sic do vendosin tani SHBA e BE per hapjen e negociatave per antarsimin ne BE te SHqiprise mbase 15 ose 20 viteve.Ku i afrohen BE sandartet e qeverise edvinit,ju i keni syte ne balle apo ne ate vendin tjeter,cdo gje eshte jashte kontrollit,ka korrupsion te jashtzakonshem ne cdo istitucion.Ka vjedhje,plackitje e krime nga me te ndryshmet si ne kohen e barbarit te vicidolit,e ndoshta edhe me keq.