Historia e sherrit mes kryesekretares së Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku dhe bashkëshortit të saj, Oltion Leka ishte vetëm një justifikim.
Sipas News24 në të vërtetë 34-vjeçarja ka qenë rrëmbyer. Deri më tani mësohet se policia e ka gjetur Markun duke ecur rrugëve të qytetit dhe jo në hotel, siç edhe vetë ajo ka deklaruara para autoriteteve.
Paraprakisht dyshohet se Marku është rrëmbyer nga persona që kanë lidhje me dosjet e pronësisë në Lezhë dhe se burrë e grua janë kërcënuar e janë detyruar që të inskenojnë sherrin e historinë e largimit të 34-vjeçares nga shtëpia pas debateve.
Kujtojme se Klaudia Marku rezulton të jetë larguar tre ditë më parë nga banesa, por bashkëshorti i saj ka pritur dy ditë në heshtje. Vetëm një natë më parë ai është drejtuar në polici.
Marku u pikas nga policia teksa ecte e vetme në rrugët e Lezhës, pasditen e sotme, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim policore prej disa orësh. Pasi ka parë lajmet ku burri i saj kishte denoncuar zhdukjen, ka pësuar një shok psikologjik. Deklaratën e ka marre oficerja e dhunës në familje në prani të psikologes.
Burime policore bëjnë me dije se një tjetër pistë që po hetohet, është edhe ajo e një rrëmbimi të mundshëm për disa dosje që lidhen me çështje pronësie, kjo edhe për shkak të punës që ajo bën si sekretare në Gjykatës e Lezhës. Thuhet se për këto çështje ka pasur konflikte. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Pata një debat me bashkëshortin dhe prandaj u largova. Nuk e kam menduar se çështja do të bëhet kaq e madhe”. Kjo është dëshmia e kryesekretares së Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila për 3 ditë u zhduk pa gjurmë nga banesa e saj.
Ndonëse lajmi u bë publik vetëm dje, pas denoncimit që bashkëshorti i saj bëri në polici, pasditen e sotme u arrit gjetja e kryesekretares.
Në deklaratën që ka dhënë në ambientet e policisë së Lezhës, 34-vjeçaria ka dhënë alibinë e saj se ishte larguar pas një debati që ka patur me bashkëshortin, por nuk ka menduar se do kthehej një objekt mediatik largimi për disa orë.
34-vjeçarja deklaroi para oficerëve të policisë se ka qëndruar në një hotel në qendër të Lezhës dhe se i ishte bllokuar dhe celulari.
“Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, ka thënë ajo./m.j