I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar situatën aktuale në PD. Beqiri shprehet se Apeli do ta rrëzojë vendimin e gjyqtarit Zhukri, i cili njohu komisionin e Rithemelimit të PD.
“Jam i bindur që Apeli do ta deklarojë të pavlefshëm vendimin e gjyqtarit Zhukri. Në këtë vendim ka gjëra që prekin palët e tjera.
Në këtë vendim është shkarkimi i kryetarit të partisë, por kryetari i partisë kur shkarkohet gjykata duhet ta thërrasë për pretendimet e veta.
Sipas vendimit do vendosin vulë tjetër, por kryetari i komanduar Alibeaj mund të thotë që nuk pranoj dhe pse duhet të ndryshojë vula.
Dhe me këta drejtues PD u regjistrua edhe në zgjedhjet e 6 marsit, pra është njohur. Berisha nuk ka fituar asgjë me vendimin e Zhukrit. Berisha e bën zhurmën kot.”, u shpreh Idajet Beqiri./m.j