Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha publikisht për herë të parë se SHBA-ja po ofron inteligjencë për forcat ukrainase për të kryer operacione në rajonin e Donbasit.
CNN shkruan se duke dëshmuar para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Austin u pyet nëse SHBA po ofronte inteligjencë për të ndihmuar Ukrainën të kryente sulme kundër forcave ruse në rajonin e pushtuar Donbas ose Krimenë e pushtuar.
“Ne po u ofrojmë atyre një … inteligjencë për të kryer operacione të tilla … në Donbas. Kjo është e saktë. Ne vazhdojmë të ofrojmë informacion dhe inteligjencë të dobishme për Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre. Ndërsa kjo luftë migron më shumë në rajonin e Donbasit, ne do të rregullojmë përmbajtjen dhe rrjedhën tonë të informacionit sipas nevojës,” tha Austin./m.j