Nuk kanë të ndalur historitë tronditëse nga Ukraina. Një gjyshe 69 vjeçe ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar nga ushtria e Putinit.
Tetiana Oleksiienko tregon se ‘ka parë vdekjen me sy’ teksa trupat rusë i hapën një gropë 7 metra në kopshtin pas shtëpisë, duke i thënë se ishte një varr i hapur për të.
Në këtë periudhë, njerëzit e Putin kishin pushtuar fshatin ku ajo banonte. E moshuara ishte fshehur në bodrumin e një fqinji bashkë me vajzën dhe nipërit teksa vijonte sulmi nga forcat ruse.
Për shkak se ushtria ruse po i afrohej zonës, ajo u detyrua të lëvizte dilte nga bodrumi për të shkuar në shtëpi.
“Ata gërmuan me lopata dhe më pas morën një traktor. Unë i pyeta se çfarë ishte ajo gropë e hapur dhe ushtarët u përgjigjën, një varrezë, kjo është një varrezë për ju”- tregon ajo mes lotësh.
Oleksiienko tregon më tej se ushtarët e Putinit synonin të hidhnin trupat e civilëve të vrarë në varreza masive. Pamjet më të tmerrshme nga lufta janë parë në Bucha, pasi civilët e lidhur dhe të vrarë janë shpërndarë në qytet.
/b.h